Vlorë/ Premtime për zgjidhje, por ujë vetëm dy orë

Vlorë/ Premtime për zgjidhje, por ujë vetëm dy orë

Pas një “dushi të ftohtë” publik që kryeministri Edi Rama i bëri kreut të bashkisë Vlorë Ermal Dredha për punë të dobët në drejtimin e bashkisë, ai premtoi se një nga problemet që lidhej me furnizimin me ujë do merrte zgjidhje me vënien në shërbim të rrjetit të ri shpërndarës. “Ka zona periferike që ka pasur probleme me shkuarjen e ujit, pasi normalisht kur vendosen tuba të reja marrin ajër dhe derisa të zhbllokohet e gjitha ajo, normalisht ka këtë lloj problemesh”, tha Dredha më 11 qershor, duke e cilësuar problemin e mungesës së ujit të pijshëm për rreth një javë në disa lagje përgjatë asaj periudhe, si teknik. Kryetari i Bashkisë Vlorë tha gjithashtu se problemi me karakter “teknik” që kishte prekur, sipas tij, zonat periferike të Vlorës...