Putin në Kinë, nënshkruhet marrëveshja për gazin! Moska dhe Pekini forcojnë aleancën strategjike kundër Perëndimit

Putin në Kinë, nënshkruhet marrëveshja për gazin! Moska dhe Pekini forcojnë aleancën strategjike kundër Perëndimit

Presidenti rus Vladimir Putin vlerësoi të martën marrëdhëniet me Kinën si “në një nivel të lartë të paparë”, gjatë një vizite zyrtare në Pekin ku u nënshkrua marrëveshja e shumëpritur për ndërtimin e tubacionit të gazit “Fuqia e Siberisë-2”, një projekt strategjik që do të lidhë drejtpërdrejt Rusinë me Kinën përmes Mongolisë. Pas takimit trepalësh mes Putinit, presidentit kinez Xi Jinping dhe presidentit mongol Ukhnaagiin Khurelsukh, kompania shtetërore ruse Gazprom njoftoi se marrëveshja është ligjërisht e detyrueshme, duke i hapur rrugë ndërtimit të një tubacioni që do të transportojë deri në 50 miliardë metra kub gaz në vit nga Rusia perëndimore drejt veriut të Kinës. Ky projekt energjetik pritet të kompensojë ndjeshëm humbjet që Rusia ka pësuar në tregun europian pas fillimit të luftës në...