“Arkitekti” i tarifave të Trump, kush është Peter Navarro dhe pse po e sulmon ai Elon Musk

“Arkitekti” i tarifave të Trump, kush është Peter Navarro dhe pse po e sulmon ai Elon Musk

Peter Navarro, ekonomisti 75-vjeçar, i cili konsiderohet formuesi kryesor i linjës së ashpër të SHBA-së në tregti, është rikthyer në krah të Donald Trump pas lirimit të tij nga burgu për përbuzje të Kongresit. Me një eksperiencë në Këshillin Kombëtar të Tregtisë dhe Zyrën e Politikave të Prodhimit gjatë mandatit të parë të Trump, Navarro mbetet një avokat i vendosur i tarifave si një mjet për ringjalljen e industrisë amerikane. Megjithatë, këtë herë ai bie në konflikt të drejtpërdrejtë me një tjetër njeri të shquar të rrethit presidencial, Elon Musk. CEO i Tesla-s dhe kreu i Departamentit të Efikasitetit Qeveritare, bëri thirrje për liberalizim të plotë të tregtisë SHBA-BE, duke mos u pajtuar me politikën tarifore agresive të Trump. Musk vazhdoi të bënte postime në...