Rëndohet bilanci i viktimave nga aksidenti i rëndë në aksin Levan-Vlorë, ndërron jetë edhe pasagjeri

Rëndohet bilanci i viktimave nga aksidenti i rëndë në aksin Levan-Vlorë, ndërron jetë edhe pasagjeri

Ka ndërruar jetë pas mesnate edhe pasagjeri i kamionçinës që u përfshi në aksidentin e rëndë të ndodhur të hënën në autostradën Levan–Vlorë, duke e çuar në dy numrin e viktimave. Viktima e dytë është Artan Muho, i cili u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës pas aksidentit, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes humbi jetën menjëherë drejtuesi i kamionçinës, Ferdinant Hasani. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:25 të së hënës. Kamionçina doli nga rruga dhe u përplas me barrierat mbrojtëse, duke përfunduar në anë të saj. Sipas të dhënave paraprake nga policia, kamionçina u godit nga një automjet tip Dacia, në të cilin udhëtonin dy shtetase të huaja. Përplasja rezultoi fatale për drejtuesin e kamionçinës...