Konflikt mes shqiptarëve në Britani! 31-vjeçari vret me thikë kushëririn e tij (EMRAT)

Konflikt mes shqiptarëve në Britani! 31-vjeçari vret me thikë kushëririn e tij (EMRAT)

PAMJE NGA VENDNGJARJA BRITANI E MADHE-Një konflikt mes dy kushërinjve shqiptarë ka përfunduar me vrasjen e njërit prej tyre. Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes (29 gusht) në rrugën Cardigan Road, Headingley, ku 26-vjeçari Elsiado Marku u qëllua për vdekje me thikë. Ai u shpall i vdekur në vendngjarje nga autoritetet, raportojnë mediat e huaja. Kushëriri i tij, Eljon Markaj, 31-vjeç, akuzohet si autori i ngjarjes së rëndë dhe është vendosur në pranga. Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes së rëndë, ndërsa policia britanike ka bërë thirrje që kushdo që ka informacion mbi rastin të kontaktojë me autoritetet./ZËRI