Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Të mbuluar nga pluhuri, fshatarët afganë përballen me pasojat shkatërruese të tërmetit
Pak para mesnatës së të dielës, Matiullah Shahab u zgjua nga lëkundjet e forta që përfshinë shtëpinë e tij në provincën e largët Kunar të Afganistanit. Një tërmet me magnitudë 6.0 goditi Afganistanin lindor, duke lënë të paktën 800 viktima, sipas Kombeve të Bashkuara. Edhe pse epiqendra ishte 16 kilometra larg, i gjithë fshati Asadabad, ku jeton Shahab me 23 anëtarë të familjes, u trondit fuqishëm. Të frikësuar se muret mund të shemben, ata u larguan me shpejtësi nga dhomat dhe kaluan gjithë natën në kopshtin e shtëpisë. “Na kapi frika të gjithëve,” tregon ai. Zonat më të goditura janë provincat Nangarhar dhe Kunar, ndërsa tërmeti është ndier edhe në Kabul dhe në Islamabad, kryeqytetin fqinj të Pakistanit. Në agim, Matiullah, gazetar i pavarur dhe...