Belgjika do të njohë shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Belgjika do të njohë shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Qeveria belge ka thënë se do ta njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së këtë muaj. Ministri i Jashtëm i vendit, Maxime Prevot, njoftoi se do t’i bashkohet Mbretërisë së Bashkuar , Francës, Kanadasë dhe Australisë në njohjen e shtetit palestinez. Belgjika gjithashtu do të vendosë “sanksione të forta” kundër qeverisë izraelite , tha ai, duke përfshirë një ndalim të importeve nga vendbanimet në Bregun Perëndimor dhe ndjekje të mundshme penale. Ministria e Jashtme izraelite dhe ambasada belge nuk kanë komentuar ende mbi njoftimin. Megjithatë, ministria e saj e jashtme tha më parë se plani i Mbretërisë së Bashkuar për të njohur Palestinën “përbën një shpërblim për Hamasin”.