“Le Pen po e vret politikisht Macron”, Analiza e Politico: Ja si po e përgatit rrugën për një rikthim liderja e ekstremit të djathtë francez

“Le Pen po e vret politikisht Macron”, Analiza e Politico: Ja si po e përgatit rrugën për një rikthim liderja e ekstremit të djathtë francez

Marine Le Pen dhe partia e saj, Tubimi Kombëtar (Rassemblement National), janë në qendër të skenës politike në Francë, ndërsa qeveria e François Bayrou po shkon drejt rënies përpara një votëbesimi më 8 shtator. Siç thekson Politico në një analizë, rënia e qeverisë franceze mund të jetë një mundësi strategjike për Le Pen, e cila, megjithëse është ndaluar nga çdo proces zgjedhor për shkak të një dënimi për përvetësim fondesh publike, vazhdon të përcaktojë lëvizjet e partisë së saj dhe të formësojë klimën politike. Qeveria u përpoq të miratonte një program të ashpër shtrëngimi prej 43.8 miliardë eurosh, duke llogaritur se Le Pen nuk do të rrezikonte destabilizimin, pasi ajo vetë nuk mund të jetë kandidate derisa të dëgjohet apeli i saj në vitin 2026....