Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Zbulohet varri antik në Bulqizë, brenda gjenden edhe sendet personale
Një varr monumental që i përket periudhës romake është zbuluar në Bulqizë. Zbulimi është bërë në vendin e quajtur “Fusha e Gurrës” të fshatit Strikçan, nga gërmimet e një grupi arkeologësh pranë Institutit të Arkeologjisë. Nga hulumtimi paraprak arkeologët vlerësojnë se ky varr i përket shekullit të III – IV pas erës tonë. Arkeologu Erikson Nikolli thotë se varrit është e ruajtur shumë mirë dhe ka përmasa të mëdha, 9 metra gjatësi dhe 5 metra gjerësi, i ndarë në disa pjesë ku është hyrja me shkallë, paradhoma dhe dhoma funerare. Sipas drejtuesit të gërmimeve arkeologjike, ky lloj varri monumental zbulohet për herë të parë në Shqipëri dhe jep të dhëna të dorës së parë për elitat e shoqërisë së kohës në prapatokën tonë. Kryetarja e...