Nipi i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Ramazan Rraja ‘del’ nga burgu, zbulohet arsyeja…

Ramazan Rraja

TIRANË- Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit të Partisë Socialiste Rahman Rraja, Ramazan Rraja ka lënë ambientet e qelisë së paraburgimit. Burime për mediat bëjnë me dije se Rrahman Rraja ka lënë qelitë e paraburgimit dhe ka shkuar në banesën e tij për shkak se nëna e tij është në gjendje shumë të rëndë shëndetesorë. Mësohet se Rraja ka qëndruar në banesën e nënës së tij në Fushë Krujë rreth 40 minuta, teksa është shoqëruar me forca speciale, të cilat kanë rrethuar shtëpinë gjatë qëndrimit të Ramzanit në banesë. Pasi ka takuar nënën e tij të sëmurë, Rraja është kthyer sërish në qeli.
Ramazan Rraja u arrestua në muajin prill të vitit 2023 në Fushë Krujë, për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji, ku mbeti i vrarë shoferi i prokurorit. Bashkë me të në burg është dhe babai i tij, Xhelal Rraja. Ramazan Rraja u arrestua në një lokal, ndërsa ishte me pistoletë në brez. Për atentatin ndaj Ndojit janë arrestuar edhe Genti Ndërjaku alias Akil Ndërjaku, Endrit Sinani, Marsel Deçka, Bashkim Haxhija dhe Julian Pjetri. Gjithashtu për këtë atentat u arrestua në Abu Dhabi, Dritan Shkëmbi./ZËRI