Burimi: 
								Kultplus.com
								
							
                                    Foto © Kultplus.com                                
                            Nis festivali i komedisë ‘KoKo Fest 2025’ në Korçë
                            Në Korçë ka nisur edicioni i 12-të i Festivalit Mbarëkombëtar “KoKo Fest”, i cili për shtatë netë me radhë do të sjellë në skenë shfaqje të zhanrit të komedisë. “KoKo Fest” u çel mbrëmjen e së dielës në teatrin “Andon Zako Çajupi” me komedinë britanike “Një martesë, një divorc dhe një funeral”, me regji të Rovena Lules dhe aktoret Zamira Kita, Olta Daku, Egla Ceno dhe Paola Kodra. Edicioni i 12-të i festivalit sjell një program të larmishëm me 7 shfaqje, ku marrin pjesë trupa teatrore nga Shqipëria, Kosova dhe Italia. Në skenë do të ngjiten Teatri “Skampa” i Elbasanit, “Aleksandër Moisiu” i Durrësit, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri Barleta nga Italia, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, si dhe Teatri “Bekim Fehmiu” nga Prizreni. Festivali...