Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
VIDEO/ U vranë nga sulmi izraelit javën e kaluar, mijëra të pranishëm në funeralin e udhëheqësve të grupit të Houthive
Mijëra të pranishëm morën pjesë në një funeral në xhaminë më të madhe në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, të hënën për 12 figura të larta të grupit Houthi, përfshirë kryeministrin e tyre, të cilët u vranë nga një sulm izraelit. Sulmi i së enjtes së kaluar, i pari që vrau zyrtarë të lartë, goditi një numër të madh njerëzish që ishin mbledhur për të parë një fjalim televiziv të regjistruar nga udhëheqësi i lartë i Huthit, Abdul Malik al-Houthi dhe la shumicën e anëtarëve të kabinetit të grupit të vdekur. Reuters raporton se të pranishmit brohoritën sloganin e Huthit “Zoti është i Madh, Vdekje Amerikës, Vdekje Izraelit, Mallkim mbi Hebrenjtë, Fitore Islamit”, ndërsa Mohammed Miftah, tani kreu de facto i qeverisë së lidhur me Iranin...