Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Jude Law: Nuk kam frikë nga pasojat për interpretimin e Putinit
Aktori i njohur anglez, Jude Law portretizon presidentin rus, Vladimir Putin në një thriller të ri politik që u shfaq premierë të dielën në Festivalin e Filmit në Venecia dhe tha se nuk ishte i shqetësuar për reagimin e udhëheqësit rus. “Në mënyrë naive, shpresoj jo, por nuk kam frikë nga pasojat”, tha 52-vjeçari në një konferencë për shtyp në Venecia. “The wizard of the Kremlin” u shfaq premierë të dielën në mbrëmje në festivalin e filmit. Vepra e regjisorit francez Olivier Assayas po konkurron me 20 filma të tjerë për Luanin e Artë. Në adaptimin e tij filmik të romanit, Assayas thekson ngritjen e Putinit për t’u bërë president i Rusisë. Historia tregohet nga perspektiva e një këshilltari të ri (Paul Dano), i cili...