Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Video/ Incident në ajër me avionin e Ursula von der Leyen, rusët i bllokojnë GPS. Pilotët ulen në pistën bullgare duke përdorur…
Një aeroplan që transportonte Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u shënjestrua nga bllokimi i navigimit GPS ndërsa përpiqej të ulej në Bullgari të dielën. Aeroplani u ul në mënyrë të sigurt, shkruan CNN ndërsa shkruan se pilotët e ulën aeroplanin duke përdorur harta letre. Komisioni mori “informacion nga autoritetet bullgare se ata dyshojnë se kjo ndërhyrje e hapur është kryer nga Rusia. Kjo do të përforcojë më tej angazhimin tonë të palëkundur për të rritur aftësitë tona mbrojtëse dhe mbështetjen për Ukrainën”, tha zëdhënësi. Top Channel