Vodhën mobilierinë ku punonin/ Dy të arrestuar në Tiranë, i shkaktuan biznesit një dëm prej 16 milionë lekësh

Vodhën mobilierinë ku punonin/ Dy të arrestuar në Tiranë, i shkaktuan biznesit një dëm prej 16 milionë lekësh

Vodhën në mobilierinë ku punonin, materiale pune, prodhuan mobilie dhe i shitën pa i deklaruar, vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 2 bashkëpunëtorët e tyre. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në kuadër të veprimeve hetimore të kryera mbi kallëzimin e adiministratores së një kompanie me veprimtari në fushën e prodhimit dhe tregtimit të mobilieve, për vjedhje nga disa punonjës, organizuan dhe finalizuan në drejtimin e Prokurorisë, operacionin policor të koduar “Wrong Calculation”. Si rezultat i operacionit: -u ndaluan shtetasit S. M., 31 vjeç, dhe F. B., 35 vjeç, me detyra respektive magazinier dhe përgjegjës në një mobilieri; -nisi procedimi penal për shtetasit K. D., 47 vjeç dhe O. D., 32 vjeç, me detyra përgjegjesa në mobilieri. Nga hetimet dyshohet se këta...