Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            A favorizohet trafiku i drogës? Rama paralajmëron heqjen e skanerit në dogana
                            Kryeministri Edi Rama po paralajmëron heqjen e skanerit në dogana e cila do të sillte një kosto të madhe financiare por edhe një rrezik të madh duke favorizuar trafikun e drogës. Në prag të fushatës kreu i qeverisë ditën e sotme mori pjesë në një aktivitet në Portin e Durrësit ku u takua me përfaqësues të bizneseve të transportit. Gjatë bashkëbisedimit, Rama tha se koncesioni i skanimit në dogana është “më i gabuari i mundshëm”, ndërsa propozoi që të ulet numri i kontrolleve për daljet nga Porti i Durrësit. Rama gjithashtu i propozoi doganierëve mos bëjnë 100% kontrolle, por të përdorin “skemën” e befasishme por kjo mund të rritë numrin e mallrave kontrabandë apo të bëhet një mundësi e artë për trafikun e drogës. Kreu...