Tërmet i fuqishëm godet Afganistanin, shkon mbi 800 numri i të vdekurve

Tërmet i fuqishëm godet Afganistanin, shkon mbi 800 numri i të vdekurve

Bota E Hënë, 1 Shtator 2025 10:38 Bilanci i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Afganistanin mbrëmjen e së dielës është rritur ndjeshëm. Ministria e Brendshme e Talibanëve konfirmon se më shumë se 800 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 2,800 të tjerë janë plagosur. Tërmeti, me magnitudë 6.0, goditi provincën verilindore Kunar pranë kufirit me Pakistanin rreth orës 23:47 me orën lokale. Sipas Qendrës Gjermane për Gjeoshkencë, epiqendra u regjistrua në një thellësi prej 14 kilometrash dhe u pasua nga disa pasgoditje të forta, përfshirë një tërmet 5.2 ballë. Zonat më të goditura janë ato malore, ku banesat prej balte e guri janë shembur plotësisht, duke rrafshuar disa fshatra të tërë. Pamjet nga vendngjarja tregojnë helikopterë që transportojnë të plagosurit dhe banorë që...