Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, regjisori Mevlan Shanaj: Lamtumirë “diktatori i së bukurës! Sa e varfër kinemaja pa ty
Regjisori i njohur shqiptar Mevlan Shana ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Dhimitër Anagnostit. Ai u ka shprehur ngushëllimet familjarëve të tij, bashkëshortes Roza Anagnostit dhe dy vajzave. “Lamtumirë “diktatori i së bukurës”, maja e arritjeve artistike të ekranit shqiptar! Lamtumirë mjeshtri i ndërtimit të karaktereve shqiptare!Nuk ka më Anagnost ekrani, nuk ka një të dytë si ai! Shqipëria sot ka pësuar një humbje të madhe, sa e varfër kinemaja pa ty Anagnost! Sa të pasur na e ke lënë dijen për jetën shqiptare! Ngushëllime Roza, Juna, Era!’, ka shkruar Kabo. Top Channel