Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Plagoset në aksident ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, u godit nga pas ndërsa udhëtonte me makinë
Ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Rudy Giuliani u plagos në një aksident automobilistik në New Hampshire gjatë fundjavës, por është në fazë rikuperimi, sipas shefit të tij të sigurisë dhe Policisë Shtetërore të New Hampshire, të cilët dhanë deklarata të dielën. Automjeti i Giulianit u godit nga mbrapa “me shpejtësi të lartë” të shtunën në mbrëmje, tha Michael Ragusa, shefi i sigurisë së Giulianit, në një deklaratë në platformën X. Giuliani, i cili ka shërbyer edhe si avokat personal i ish-presidentit Donald Trump, u transportua në një spital aty pranë, ku u diagnostikua me frakturë të vertebrës torakale, disa prerje dhe mavijosje, si dhe dëmtime në krahun e majtë dhe këmbën e poshtme. Pak para aksidentit, Ragusa tha se Giuliani ishte ndalur nga një...