Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Presidenti Begaj shpreh ngushëllimet: Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Presidenti Begaj shpreh ngushëllimet: Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shprehu sot ngushëllime për ndarjen nga jeta të regjisorit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. Në një reagim zyrtar, Begaj, shprehet se plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll. “Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll. Lamtumirë, Dhimitër Anagnosti! Shqiptarët do të vazhdojnë të magjepsen nga arti yt i madh”, – u shpreh Presidenti Begaj. Top Channel