Tragjedi në Afganistan! Mbi 600 viktima nga tërmeti vdekjeprurës që goditi vendin

Tragjedi në Afganistan! Mbi 600 viktima nga tërmeti vdekjeprurës që goditi vendin

Bilanci i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Afganistanin mbrëmjen e së dielës është rritur ndjeshëm. Ministria e Brendshme e Talibanëve konfirmon se 610 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 1,300 të tjerë janë plagosur. Tërmeti, me magnitudë 6.0, goditi provincën verilindore Kunar pranë kufirit me Pakistanin rreth orës 23:47 me orën lokale. Sipas Qendrës Gjermane për Gjeoshkencë, epiqendra u regjistrua në një thellësi prej 14 kilometrash dhe u pasua nga disa pasgoditje të forta, përfshirë një tërmet 5.2 ballë. Zonat më të goditura janë ato malore, ku banesat prej balte e guri janë shembur plotësisht, duke rrafshuar disa fshatra të tërë. Pamjet nga vendngjarja tregojnë helikopterë që transportojnë të plagosurit dhe banorë që ndihmojnë ekipet e shpëtimit për të nxjerrë trupat nga rrënojat....