Kthjellime dhe ulje temperaturash, si parashikohet moti për këtë të hënë

Kthjellime dhe ulje temperaturash, si parashikohet moti për këtë të hënë

Vendi ynë e nis muajin shtator nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), gjatë ditës së sotme pritet mot kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, në zonat kodrinore e malore do të shfaqen vranësira të pakta deri mesatare, por pa reshje. Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi në drejtim të veriperëndimit me shpejtësi mesatare rreth 4 m/s, ndërsa herë pas here, sidomos në lugina dhe përgjatë bregdetit, pritet të arrijë deri në 8 m/s. Sa i përket kushteve në det, valëzimi do të jetë i ulët, 1 deri në 2 ballë. Top Channel