Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Zbulohen gjurmët e përplasjeve në planetin Mars
Zbulohen në thellësitë e planetit Mars gjurmë të impakteve të forta të ndodhura rreth 4.5 miliardë vite më parë. Vrojtimi i tyre është realizuar falë sondës InSight e të analizuar në studimin e drejtuar nga Imperial College I Londrës, studim I publikuar në revistën ndërkombëtare Science. Eskpertët shpjegojnë se gjatë periudhës së krijimit, planetët e sistemit diellor patën një fazë mjaft problematike të shoqëruar me përplasje të dhunshme me asteroid e kometa, që ndikuan në plazmimin e sipërfaqes së planetëve, duke gjeneruar oqeanet dhe magmën që u ngurtësua gradualisht. Zbulimi është i rëndësishëm, pasi është tregues që ende arrijmë të gjejmë gjurmë të lëna 4.5 miliardë vite më parë, çka tregon sa i ngadaltë është procesi i ripërtëritjes së thellësive të planetit Mars. Zbulimi është...