Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            “Kemi një sulm hakerash, prisni me durim të merrni paratë”/ Skemat piramidale online, Braçe publikon mesazhet nga grupi në Telegram: Krimi i mashtrimit dhe grabitjes po konsumohet i plotë!
                            Deputeti socialist, Erion Braçe, vijon të denoncojë rastet e skemave piramidale online. Ai ka publikuar Braçe mesazhe nga brenda grupit në Telegram, ku thotë se ‘krimi i mashtrimit dhe grabitjes po konsumohet i plotë’. Ai tregon se personat që qëndrojnë pas Xuex kanë bllokuar çdo tërheqje të parave nga anëtarët. “Anëtarët në rajonin e Shqipërisë aktualisht nuk janë në gjendje të tërheqin fonde në llogaritë e tyre të portofolit. Ne kemi pasur komunikim të hollësishëm me XUEX për këtë çështje dhe ata më thanë se për shkak të një sulmi hakerash, zinxhiri i blockchain-it për tërheqjet e të gjithëve ishte dëmtuar, duke rezultuar në një vonesë në tërheqjen e fondeve”, thuhet në një nga mesazhet. “Anëtarët që e kanë anuluar tërheqjen e tyre mund të...