Skemat piramidale online/ Braçe publikon mesazhet nga grupi në Telegram: Krimi i mashtrimit dhe grabitjes po konsumohet i plotë!

Deputeti socialist, Erion Braçe, vijon të denoncojë rastet e skemave piramidale online.

Ai ka publikuar Braçe mesazhe nga brenda grupit në Telegram, ku thotë se ‘krimi i mashtrimit dhe grabitjes po konsumohet i plotë’.
Postimi i Braçes:
BRENDA GRUPIT NE TELEGRAM TE PIRAMIDES XUEX;
48 ORE DHE BOSET E PIRAMIDES KANE BLLOKUAR CDO TERHEQJE TE PARAVE NGA ANETARET!
LEO SMITH, domethënë PROFESORI, domethënë ROBOTI,
KA THIRRUR MBLEDHJE GRUPI DHE KA NJOFTUAR BLLOKIMIN E TERHEQJES SE PARAVE;
Pra daljen nga PIRANIDA duke kaluar PARATE nga LLOGARIA-MURI I ANETAREVE NE BINANCE E PASTAJ NE EXCHANGE NE KOSOVE PER TI MARRE CASH! Këtë gjë bëri dhe shpalli TXEX 10 DITE ME PARE;
Pas 10 ditësh askush në Divjakë e Lezhë nuk ka marrë dot paratë.
PRA KRIMI I MASHTRIMIT DHE GRABITJES PO KONSUMOHET I PLOTE!
Leo Smit e quan XUEX ende BURSE, por unë nuk di as në Evropë e as në Amerikë bursë që të bllokon paratë e tua;
Lexoini mesazhet e tij; CDO FJALI ESHTE PROVE E FUNKSIONIMIT SI PIRAMIDE, JO SI BURSE!
E reja tjetër sot-zbuluar nga mesazhet në shqip të Leo Smith, ka të bëj me faktin se paske edhe SHQIPTARE nga jashtë Shqipërisë që paskan futur para në PIRAMIDE!!!!
Pas gjithë asaj që kaloi thuajse cdo familje në 1996-1997, besoja se nuk do kishte më shqiptarë të binin në gropën e piramidave!

Top Channel