Himni i bukurisë

Poezi nga Sharl Bodeler

Bie prej qiellit a ngrihesh prej humnerës së thellë,O Bukuri! Shiki yt hyjnor dhe i djallëzuar,

Krimin me mirësinë ngatërruar, përherë na e ndjell,

Duke i ngjarë aq shumë shijes së verës së bekuar.

Sytë e tu strehojnë çdo perëndim dhe aurorë;E si një natë e stuhishme parfume shpërndajnë;Pthjet e tua janë melhem, goja jote një amforë,Që i bën trima vogëlushët e heronjtë të qajnë.

Gurgullon honeve të zi a yjeve të zjarrtë digjesh?Fati i magjepsur të ngjitet pas fundeve si një qen;Ti gjithcka në botë sundon e askujt s’i përgjigjesh,E kudo, rastësisht, gjëmën dhe harenë shpërthen.

Bukuri, ti marshon mes kufomave që ke përçmuar;Nga xhevahirët e tu, Tmerri nuk ka më pak magji,E Krimi, mes gjithë stringëllave të tua më i çmuar,Mbi barkun tënd, krenarisht vallëzon plot dashuri.

Flutura e natës e verbuar pas teje, të vjen afër, qiri,Fërfëllin, ndizet e thotë: I bekuar qofsh pishtar!I dashuruari ethshëm përkulet mbi të dashurën e tij,Si ai i plagosuri për vdekje përkëdhel të tijin varr.

S’ka rëndësi nëse Parajsën apo Ferrin ke për nënë,O Bukuri! Mostër e frikshme, e paanë, e lindur e lirë!Vallë buzëqeshja jote, syri yt, këmba, hapur ma lënëPortën, për atë pafundësi kurrë të njohur aq mirë?

S’ka rëndësi je Djall apo Zot! Ëngjëll a Sirenë të jesh,S’ka rëndësi nëse zanë me sy kadife që xixëllojnë butë,O parfum, ritëm, kthjelltësi, o e vetmja ime mbretëreshë!Bën universin më pak të shpifur, më pak të rëndë çdo minut’./KultPlus.com

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *