Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tragjedi në Peqin – Dy të rinj humbin jetën në një aksident të rëndë rrugor
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrje të qytetit të Peqinit, duke i marrë jetën dy të rinjve vetëm 23-vjeçarë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, pranë urës së Teqes, duke tronditur qytetin dhe duke sjellë një atmosferë zie në familjet e viktimave. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, mjeti tip “Volkswagen Golf”, me targë AB433PE, që drejtohej nga i riu Gabriel Agron Lluca, banues në Peqin, ka dalë nga rruga me shpejtësi dhe është përplasur dhunshëm me shkallët anësore të një banese. Në makinë ndodhej edhe pasagjeri, Denis Zeqir Korbi, po 23 vjeç dhe banues në Peqin, mik i ngushtë i drejtuesit të mjetit. Banorët e zonës u zgjuan nga zhurma e fortë e...