Mirlind Daku shënon dy gola në Rusi, emocionon me lotët për gjyshin e ndjerë

Sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe futbollisti nga Kosova, Mirlind Daku, ka shkëlqyer sot me dy gola në barazimin 2:2 që Rubin Kazan mori në transfertë ndaj Orenburgut, në kuadër të javës së shtatë të Premier League ruse.

Në qendër të vëmendjes ishte sidomos goli i parë i Dakut, i cili erdhi nga një goditje e fuqishme nga distanca. Por më shumë se bukuria e golit, emocionoi dedikimi i tij: ai ia kushtoi golin gjyshit të ndjerë, i cili ndërroi jetë vetëm një ditë më parë. Pas shënimit, Daku shpërtheu në lot në fushë, skenë që u pasqyrua gjerësisht në media.

Portali boshnjak Sportsport shkroi: “Lotët e shqiptarit udhëtojnë nëpër botë!”, duke theksuar momentin e veçantë të golit dhe dhimbjen e futbollistit.

Me këtë paraqitje, Daku konfirmoi edhe një herë formën e tij të lartë, duke qenë lojtari kryesor i ekipit në këtë ndeshje dhe një nga sulmuesit më premtues të kampionatit rus./KultPlus.com

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *