Në Festën e Shën Gjon Pagëzuesit në Vermosh të Malësisë së Madhe u përkujtua rezistenca e kësaj zone kundra komunizmit.
Në meshën e mbajtur nga famullitari i Kelmendit At Viktor Demaj, u përkujtua 80 vjetori i rënies së Prek Calit, heroit që luftoi për mbrojtjen e tokave shqiptare nga malazezët dhe kundër instalimit të regjimit komunist.
At Viktor Demaj, teksa kërkoi që banorët e kësaj treve të mos harronin të shkuarën, kujtoi se plaga e eksodit po vret çdo ditë Shqipërinë e epërme.
Ndërkohë, presidenti i Unionit Mbarëkombëtar të Përndjekurve Politik të Shqipërisë, Besim Ndregjoni, tha se Shqipëria numëron mbi 6 mijë burra dhe gra të vrarë nga komunizmi dhe pas 35 vitesh ata nuk kanë një varr në tokën e tyre. Ai shtoi se krypeshkopi i Shkodrës, bashkw me unionin e komuniteteve fetare dhe unionin e të përndjekurve politik i kërkuan parlamentit shqiptar të miratonte ligjin për dënimin e krimeve të komunizmit në parlament por nuk iu dha asnjë zgjidhje.
Pas festës së Shën Pjetrit, që festohet në qershor, kjo është festa e dytë më e rëndësishme për Vermoshin.
