Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kapet me 22 kg marijuanë dhe cigare kontrabandë, arrestohet shqiptari në Selanik
Një 31-vjecar shqiptar është arrestuar nga policia greke me një sasi të madhe droge dhe cigaresh kontrabandë. Operacioni është zhvilluar në Selanik, ku 31-vjeçari shqiptar është ndaluar teksa lëvizte me motoçikletë. Gjatë kontrollit të dy banesave, në një prej të cilave ai jetonte dhe tjetrën e përdorte si magazinë për mallrat e paligjshme, janë gjetur dhe sekuestruar një çantë sportive me 21 pako që përmbanin 22 kg 361 gram marijuanë, 800 paketa cigaresh kontrabandë dhe 1 celular. U sekuestrua gjithashtu edhe motori që shërbente për transportin e sendeve të paligjshme. Top Channel