Procesi i kontrollit të vizave nga SHBA, ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin: Po mbrojmë Amerikën dhe mirëpresim udhëtarët e ligjshëm

Procesi i kontrollit të vizave nga SHBA, ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin: Po mbrojmë Amerikën dhe mirëpresim udhëtarët e ligjshëm

Pasi SHBA-të lajmëruan se do të kontrollonin vizat dhe do të ishin selektiv në dhënien e tyre, Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë një mesazh në Facebook. “Ne po mbrojmë Amerikën dhe mirëpresim udhëtarët e ligjshëm”, shkruhet në postimin e ambasadës. Që nga ardhja në pushtet e Trump, ndalimi i emigracionit të paligjshëm ka qenë kryefjala e administratës së re. Postimi i plotë Ne po mbrojmë Amerikën dhe mirëpresim udhëtarët e ligjshëm. Ne ruajmë standardet më të larta të kontrollit në procesin e vizave amerikane dhe përshtatemi ndaj kërcënimeve të reja përmes një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet agjencive së qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Top Channel