“Na jep lekë, nuk e heqim tendën”/ Lihet në burg inspektori i IMT-së: Nuk di asgjë për ryshfetin!

“Na jep lekë, nuk e heqim tendën”/ Lihet në burg inspektori i IMT-së: Nuk di asgjë për ryshfetin!

Në gjykatën e posaçme ka nisur seanca për caktim të masave të sigurimit në ngarkim të Geraldo Fuqisë dhe Klajdi Zhillës. Inspektori i IMT Gerald Fuçia, është lënë në burg nga gjyqtarja Etleva Deda, me kërkesë të prokurorit të SPAK Sotir Kllapi. Inspektori Fuçia ka deklaruar në seancën me dyer të mbyllura se nuk ka lidhje me episodin e korrupsionit. “Nuk e njoh fare qytetarin as e kam kontaktuar as takuar , as nuk di gjë për ryshfetin. Deklaroj me përgjegjësi morale dhe ligjore, se nuk kam lidhje me këtë histori, un e ushtroj detyrën me seriozitet dhe profesionalizëm si në dhjetëra raste te tjera te aksionit për lirimin e hapësirave publike”- ka deklaruar inspektori. Avokatet e tij kërkuan një masë më të butë sigurie...