‘Piramidat’ online dhe mashtrimet e qytetarëve shqiptarë, reagon deputeti Braçe: A keni më dyshime? Këto dy faqet po bëjnë ‘cash out’

Prej denoncimit të skemave të reja piramidale online nga Erion Brace ka lindur pyetja se përse më së shumti këto skema gjetën terren për tu përhapur me shpejtësi në Divjakë dhen Lushnjë.

Në kushtet e anonimatin një qytetar i përfshirë në këto skema i tha Top Channel se në Divjakë janë të paktën tre persona të njohur gjerësisht si forca udhëheqëse e kësaj grabitje të re piramidale.
Ata kanë ndërtuar një rrjet prej 400 agjentësh në rekrutimin e klientëve të rinj. Ditët e fundit janë kthyer në kërcënues të atyre që kanë investuar duke i bërë presione të ndryshme për mos tu larguar nga platformat.
Në fakt nuk është një operacion grabitje brenda territorit të Shqipërisë. Në këtë akt kriminal janë përfshirë edhe disa agjenci në Kosovë pasi atje lejohet konvertimi monedhave dixhitale në para cash.
Më skandalozja e kësaj histori është reklamimi haptas në qendër të Lushnjës deri disa ditë më parë të këtyre platformave. Ky duhet të ishte sinjali i parë për agjencitë e inteligjencës në vend e policinë e shtetit për ta frenuar fenomenin e jo pritur denoncimin e ish deputetit socialist të Divjakës.
Senatori socialistëve Erion Brace i vendosur në ballë të betejës denoncuese për skemat e reja piramidale online, ku kanë hyrë shumë qytetarë të Divjakës dhe Lushnjës,  zbulon detaje të reja se çfarë është duke ndodhur me ata të cilët tentojnë të tërheqin paratë e investuara në “Sudet Dixhitale”  bashkë me  fitimin e premtuar.
Reagimi i plotë:
Beteja me piramidat online;
Xuexa ju nderpret viktimave daljen nga platforma dhe terheqjen e parave-nga dje kjo!
Pra te gjithe ata nga divjaka e lushnja qe kane tentuar te dalin dje e sot nga xuexa e kane te pamundur te dalin dhe te terheqin parate;
Te kalojne nga muri i tyre ne platforme parate ne binance e te vijojne per te terhequr cashin ne kosove! (albin di gje ti per kete?).
Shenja e dyte me e qarte e piranides eshte kjo!
E mbani mend rrapushin manual? Tregojuani femijeve qe te binden me në fund!
Per banoret e divjakes e lushnjes qe jane zhytur ne kete piramide online kam tani kete lutje:
Dje ne mbremje, pasi ju ndaluan te dilni nga xuexa, ne telegram ju njoftuan per grup te ri dhe platforme te re ku do te transferohen parate tuaja!
Mooooooos e hani edhe kete genjeshter!
Boooooll ju kane genjyer e grabitur! Boooooll!
Nje thirrje kam  per policine e shtetit-krimin kibernetik e ate ekonomik e financiar, prokurorine e fierit, tiranes, spakun gjithashtu:
Nxitoni, nxitoni, njerezit e xuexa jane ende ne divjake e tirane; veproni se mijera njerez po grabiten!

Top Channel