Polonia rrit shpenzimet e mbrojtjes, ja sa % e buxhetit të përgjithshëm do t’i akreditohet sigurisë së vendit

Polonia rrit shpenzimet e mbrojtjes, ja sa % e buxhetit të përgjithshëm do t’i akreditohet sigurisë së vendit

Polonia do ta rrisë buxhetin e saj të mbrojtjes në 4.8% të atij të përgjithshëm deri në vitin 2026, njoftoi sot ministri i financave, duke prezantuar projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Vendi, i cili është fqinj me Ukrainën, Bjellorusinë dhe Rusinë, ka rritur buxhetin e saj të mbrojtjes për shumë vite, i cili këtë vit arriti në 4.7% të buxhetit tw përgjithshëm. Projektbuxheti i vitit 2026 parashikon shpenzimin e “një shume rekord prej 200 miliardë zloty”, ose 46.87 miliardë euro, për mbrojtjen, tha ministri, Andrzej Domanski. Duke pasur frikë nga kërcënimi rus, Varshava ka modernizuar forcat e saj të armatosura për disa vite, duke lidhur kontrata armësh me vlerë shumë miliardë zloty, kryesisht me Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut. Në vitin 2024, qeveria...