Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Histori korruptive/ Strategjia e Re për Mbetjet, Rama ‘zhduk’ nga fjalori termin ‘incenerator’
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, shmangën në maksimum përdorimin e termit “incenerator” gjatë prezantimit publik të Strategjisë së Menaxhimit të Mbetjeve 2025-2030, të publikuar paraditen e kësaj të Enjteje në një event publik. Kreu i qeverisë deklaroi se Strategjia e re synon të përmbushë detyrimet e Shqipërisë në kuadër të negociatave me Bashkimin Europian. Ai dhe ministrja e tij përmenden masat ligjore që pritet të marrin, si edhe nevojën e investimeve të reja për mbylljen e landfilleve ilegale, si edhe krijimin e strukturave të mirëfillta për depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve në zona të ndryshme të vendit. Megjithatë, si Rama, ashtu edhe vartësja e tij, Kumbaro, nuk e përmendën asnjëherë incenerimi, një proces që u ka kushtuar shqiptarëve qindra miliona euro...