Shqiptarët pre e mashtrimit! Afrikanët e rrënuar mes humbjes së mln $, qajnë në dyert e selisë së firmës piramidale

PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Teksa ZËRI raportoi se 6 mijë qytetarë shqiptarë nga jugu në veri po bien pre e firmave piramidale online, TXEX dhe XEUX, duke pretenduar dyfishim të të ardhurave, rreth një muaj më parë mijëra investorë në Afrikë, veçanërisht në Nigeri humbën shuma që tejkalonin 800 milionë dollarë. 
Në pamjet e ndara në rrjet dhe media televizive mijëra qytetarë shihen teksa qajnë jashtë selisë së supozuar të skemës në Nigeri. Sipas raportimeve të mediave të huaja, njejtë si platformat në Shqipëri, ‘CBEX’ operonte nëpërmjet Telegram, si një platformë e supozuar tregtimi kriptovalutash që funksiononte përmes një faqeje interneti të personalizuar. Ajo falimentoi në prill, duke lënë shumë investitorë të rrënuar, kryesisht në Kenia dhe Nigeri.
Platforma pretendonte se ishte e licencuar në SHBA dhe tha se ST Technologies International ishte përgjegjëse për sinjalet tregtare të inteligjencës artificiale, duke i lejuar asaj të operonte në Nigeri nën identitetin e korporatës ST Technologies International Ltd (Smart Treasure/Super Technology).
Ndërkohë në Shqipëri, autoritetet janë duke i hetuar këto platforma dhe kanalet e tyre në Telegram dhe rrjete të tjera. Dy qytetet me numrin më të lartë të përdoruesve janë në Lushnje dhe Lezhë./ZËRI