Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Muzeu ‘Van Gogh’ në Holandë rrezikon të mbyllet
Muzeu Van Gogh në Amsterdam paralajmëroi të mërkurën se përballet me mbyllje nëse nuk merr fonde shtetërore, duke thënë se një rinovim prej 104 milionë eurosh ishte jetik për të mbrojtur kryeveprat e tij. Muzeu i cili mban koleksionin më të madh në botë të veprave të artistit tha se projekti nuk mund të vazhdonte nëse shteti holandez nuk do të respektonte një marrëveshje të vitit 1962 me nipin e Vincent van Gogh duke siguruar fondet e nevojshme. Ministria holandeze e kulturës e hodhi poshtë paralajmërimin, duke thënë se muzeu tashmë kishte marrë një subvencion sipas Aktit të Trashëgimisë Holandez që ishte i mjaftueshëm për të mbuluar mirëmbajtjen. Muzeu strehon më shumë se 200 piktura të artistit të torturuar holandez, 500 vizatime të tij dhe...