Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar: Sulmet e ashpra ruse vetëm e forcojnë mbështetjen për Ukrainën
Ministria e Jashtme Britanike ka lëshuar një deklaratë të re pas thirrjes së ambasadorit rus Andrey Kelin më herët këtë pasdite. Një zëdhënës i përshkruan sulmet ajrore ruse gjatë natës në Kiev si “sulme të shëmtuara”, ndërsa dënojnë dëmin e shkaktuar ndaj ndërtesave të Këshillit Britanik dhe misionit të BE-së në kryeqytetin ukrainas. Ata shtojnë se ia kanë “bërë të qartë” ambasadorit rus se një veprim i tillë “vetëm do ta ngurtësojë vendosmërinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe Perëndimit për të mbështetur Ukrainën”. “Rusia duhet ta ndalojë menjëherë këtë vrasje dhe shkatërrim të pakuptimtë“, thotë Ministria e Jashtme. Top Channel