Sulmi në Kiev/ Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov: Jemi të interesuar për negociata, por nuk ka armëpushim

dimitry peskov

MOSKË- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se ende Rusia është ende e interesuar të vazhdonte bisedimet e paqes për Ukrainën, pavarësisht sulmit që ndodhi një natë më parë në Kiev, ku të paktën 15 persona, përfshirë katër fëmijë mbetën të vrarë.
“Operacioni special ushtarak vazhdon. Mund të shihni se sulmet ndaj infrastrukturës ruse, shpesh ndaj infrastrukturës civile ruse, nga regjimi i Kievit po vazhdojnë gjithashtu. Forcat e armatosura ruse po kryejnë gjithashtu detyrat e tyre. Në të njëjtën kohë, Rusia mbetet e interesuar të vazhdojë procesin e negociatave në mënyrë që të arrijmë qëllimet tona përmes mjeteve politike dhe diplomatike.”, u shpreh zëdhënësi.
Peskov ka thënë vazhdimisht se Rusia nuk i shënjestron qëllimisht civilët ukrainas dhe i drejton sulmet e saj vetëm kundër objekteve ushtarake. Peskov theksoi se deri më tani është arritur asnjë marrëveshje për një armëpushim të tillë dhe se negociatat duhet të zhvillohen në mënyrë diskrete.
Ndërkohë që zyrtarët ukrainas thonë se dhjetëra civilë kanë vdekur në muajt e fundit gjatë sulmeve ruse në zonat me popullsi të dendur, dhe mijëra që nga fillimi i luftës./ZËRI