Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tabaku: Harxhuan 430 milionë për inceneratorët dhe dështuan, qeveria rikthehet te landfilli
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas konferencës së qeverisë për menaxhimin e mbetjeve, ku kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Turizmit prezantuan ndërtimin e landfill-eve si zgjidhje për problemin e mbetjeve. Sipas Tabakut, ky vendim tregon një pranim të hapur të dështimit të modelit të inceneratorëve, për të cilët janë paguar rreth 430 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, ndërkohë që asnjëri prej tyre nuk funksionon. Ajo theksoi se landfilli ishte një alternativë që Partia Demokratike e kishte propozuar që para 12 vitesh, me studime dhe fonde të parashikuara në buxhet, dhe që vazhdimisht është mbajtur si opsion edhe në opozitë. “Edhe Bashkimi Europian në progres-raport, edhe KLSH në audit, edhe Komisioni Hetimor i inceneratorëve e kanë konsideruar këtë alternativë si më...