Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
‘Artefaktet e Kosovës të marra nga Serbia’ – Ekspozita ndërgjegjësuese kërkon kthimin e trashëgimisë kulturore
Pas Prizrenit dhe Gjakovës, ekspozita ndërgjegjësuese “Artefaktet e Kosovës të marra nga Serbia” ka mbërritur në Ferizaj, duke u hapur për publikun me qëllim sensibilizimin mbi një plagë të vjetër të trashëgimisë kulturore të vendit. Në këtë ekspozitë shpalosen fotografitë e dhjetëra artefakteve arkeologjike dhe historike, që ndodhen ende në Serbi, të marra gjatë kohës së luftës dhe që prej më shumë se njëzet vitesh nuk janë kthyer më në Kosovë. Sipas të dhënave të dokumentuara nga organizata EC Ma Ndryshe, më shumë se 1,247 artefakte janë marrë nga Kosova dhe janë dërguar në Beograd, fillimisht për qëllime ekspozimi, por që nuk janë rikthyer kurrë në vendin prej nga janë marrë. Këto objekte përfaqësojnë një pasuri të çmuar të trashëgimisë kulturore, që përfshin objekte arkeologjike,...