FOTO LAJM/ Shpërthimi në Kiev, roja i Këshillit Britanik plagoset nga sulmet me raketa

Një roje sigurie që punonte pranë zyrave të Këshillit Britanik në Kiev është plagosur si pasojë e sulmeve të rënda me raketa dhe dronë që goditën kryeqytetin ukrainas gjatë natës së kaluar.

Roja ndodhet aktualisht në spital nën kujdes mjekësor për plagët e marra, ndërsa gjendja e tij nuk është bërë ende publike.

Goditja e raketave ka shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në ndërtesën ku ndodhet selia e Këshillit Britanik, që ndan bllokun me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Kiev.

LEXO EDHE: Sulmi në Kiev, 15 të vdekur mes tyre 4 fëmijë! BE e MB thërrasin ambasadorët rus! Raketat ruse goditën dhe selitë e tyre

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dritare të shpërthyera dhe mbeturina të shpërndara në të gjithë zonën përreth. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Këshilli Britanik për situatën apo për gjendjen e stafit të tyre.

Ndërkohë, operacionet e kërkim-shpëtimit po vijojnë në disa ndërtesa të tjera të goditura, përfshirë një bllok banimi në lagjen Darnytsky, ku autoritetet po përpiqen të kontaktojnë me banorët e zhdukur.

Derisa të ketë konfirmime të tjera, autoritetet lokale e konsiderojnë situatën një mision shpëtimi.