Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Arrestohen motër e vëlla në Dimal, binjakët “furnizonin” qytetin me kokainë
Dy 21-vjeçarë, motër e vëlla janë arrestuar nga policia e Beratit pasi dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike të llojit kokainë në qytetin e Dimalit. Binjakëve, të dy me inicialet F.T. ju janë sekuestruar peshore, shuma parash, kokainë e ndarë në doza dhe 1 celular e një automjet. “Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një rast të shitjes së drogave të forta, në doza, në Dimal, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale, finalizuan operacionin e koduar “Dimal 2”. Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit F. T., 21 vjeç dhe F. T., 21 vjeçe, vëlla e motër, të dy banues në qytetin e Dimalit, pasi dyshohet se shitnin doza kokaine...