Ditmir Bushati largohet nga Shqipëria, do të japë leksione në Harvard

Ditmir Bushati largohet nga Shqipëria, do të japë leksione në Harvard

Ditmir Bushati-Harcard TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati do të largohet nga Shqipëria, pas një oferte të parezistueshme. Lajmin e bën me dije vetë Bushati në rrjetin social “Facebook”, ku shprehet se do t'i bashkohet Qendrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Universitetit të Harvardit për këtë vit akademik. Ndërsa shprehet se më herët, ka qenë dy herë në këtë universitet, ku ka mbajtur një fjalë me studentët për sfidat me të cilat ndeshet Europa Juglindore, dhe më herët si pjesëmarrës i një programi ekzekutiv për negociatat. Bushati do të jetë lektor për rolin e marrëdhënieve SHBA-BE në konsolidimin e paqes dhe prosperitetit në Europën Juglindore. Postimi i plotë: Universiteti i Harvardit është fuqia e mendimit dhe zemra e ideve novatore Kam patur fatin të jem dy herë në Harvard. Si...