Arrestimet në Shkozet/ Pamjet e operacionit, kush janë dy të ndaluarit

Arrestimet në Shkozet/ Pamjet e operacionit, kush janë dy të ndaluarit

Drejtori i policisë së Durrësit, Vilson Bala në konferencën e sotme për media dha detaje edhe për arrestimet e kryera mbrëmjen e djeshme në zonën e Shkozetit. Ai konfirmoi se janë ndaluar dy persona me rrezikshmëri të lartë në kuadër të operacionit të koduar “The next Gun”. “Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga 2 shtetas, njëri me rrezikshmëri të lartë, konkretisht shtetasit A. M., 39 vjeç, dhe A. H., 23 vjeç, të dy banues në Durrës, të cilëve në momentin e arrestimit iu është gjetur një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole gati për qitje”, sqaroi Bala. Burime bëjnë me dije se të arrestuarit janë Erald (alias Aldi Mustafa) dhe Arbi Haxhiu. Mustafa në vitin 2023 ra pre e një atentati...