Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen zyrat e delegacionit të BE, reagon Marta Kos

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen zyrat e delegacionit të BE, reagon Marta Kos

Delegacioni i BE-së në Kiev u dëmtua nga sulmet e sotme ruse në zonat civile. “I dënoj fuqimisht këto sulme brutale, një shenjë e qartë se Rusia refuzon paqen dhe zgjedh terrorin. Solidariteti ynë i plotë shkon për stafin e BE-së, familjet e tyre dhe të gjithë ukrainasit që po vuajnë nga ky agresion”, u shpreh Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos. Nga sulmi i fundit mbetën 8 persona të vdekur dhe disa të plagosur, sipas një deklarate të bërë edhe nga Presidenti i Ukrainës. Top Channel