“Fëmijët në Gaza nuk kanë më fuqi të qajnë”, drejtuesja e agjencisë “Save the Children” të OKB-së: Po vdesin ngadalë dhe me dhimbje

“Fëmijët në Gaza nuk kanë më fuqi të qajnë”, drejtuesja e agjencisë “Save the Children” të OKB-së: Po vdesin ngadalë dhe me dhimbje

Fëmijët e uritur të Gazës “kanë arritur limitin, ku janë limitet tuaja?” pyeti sot drejtuesja e Save the Children e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke detajuar shkatërrimin e ngadaltë psikologjik të fëmijëve, të cilët nuk kanë më forcë as të qajnë. E ftuar të ndërhynte gjatë një takimi të Këshillit mbi konfliktin izraelito-palestinez, Inger Asching këmbënguli se uria e shpallur në Gaza javën e kaluar nga OKB nuk është thjesht një “term teknik”. “Kur nuk ka ushqim të mjaftueshëm, fëmijët vuajnë nga kequshqyerja akute, pastaj vdesin ngadalë dhe me dhimbje. Kjo, me fjalë të thjeshta, është uri”, vazhdoi ajo, përpara se të përshkruante fazat e këtij dobësimi të organizmit brenda pak javësh, trupi “duke shkatërruar veten”, “duke ngrënë muskujt dhe organet jetësore”, deri në...