Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Shoku më shpëtoi jetën, ai u qëllua në shpinë”, nxënësi i shkollës katolike në Minneapolis rrëfen momentet e tmerrit: Kisha frikë se nuk do e shihja më mamin
Mesha e mëngjesit në kishën e shkollës katolike ku studionin u kthye në makth për nxënësit në Minneapolis, kur një 23-vjeçari nisi të qëllonte me breshëri plumbash drejt tyre. Të vegjëlit nxituan të fshiheshin në stolat e kishës, teksa luteshin që tmerri që po përjetonin të mbaronte. “Shoku im më shpëtoi jetën”, rrëfen i tronditur një 10-vjeçar, që i shpëtoi plumbave. “Ishim dy vende larg dritares. Viktori u shtri sipër meje dhe u godit në shpinë. E dërguan në spital, u frikësua shumë për të, tani mendoj se është mirë”, tha Weston Halsne për gazetarin e CBS Minnesota. Ai tregoi se u fshehën në stolat e kishës dhe më pas në palestër, derisa u thanë se janë të sigurt. “Kisha frikë se nuk do ta...