Keqmenaxhimi i zjarreve përtej dekoratave të Ramës, Ambientalisti: U dogjën 56 hektarë pyje, janë 2 helikopterë…

I ftuar në edicionin e mbrëmjes në Syri tv ka qenë ambientalisti Lavdosh Ferruni. Në bisedë me moderatoren Armela Ferko ai ka komentuar situatën e zjarreve në vend dhe të gjithë problematikave që lidhen më këtë çështje.

Lavdosh Ferruni: Mua më bëri shumë përshtypje, kjo ceremoni e sotme, mu duk si një lloj kontradikte me realitetin. Ndoshta pak perverse do të thosha, për arsye se jemi në një situate që publiku duhet të dinte se sa mijëra hektarë pyje janë djegur në Shqipëri.

Dhe nuk janë djegur pak. Janë 56 mijë hektarë. Unë dua të them një gjë që është shumë e neglizhuar, totalisht do të thoja, që nuk llogaritet as ne GDP, dëmi i madh që ka shkatërrimi, djegia e një hektari pyll. Unë mund të sjell diçka të përafërt këtu. Vlera e pyllit si ekosistem. Pra nuk është vetëm lënda e drurit, pylli ka shumë, le të themi, shërbime që i jep njerëzimit, duke patur parasysh sidomos, freskinë, filtrimin e ujrave, biodiversitetin e kështu me radhë…

Për 56 mijë hektarë pyje të djegura ne kemi pësuar një dëm kolosol. Për 100 mijë euro një hektar i bie një dëm shumë i madh. Dhe në këtë situatë ky duhej të ishte një lajm i parë.

Lajmi i buçiti sot në të gjithë mediat për takimin e Ramës e jo për zjarret. Realiteti është ndryshe. Në thelb të kësja strategji edhe në BE janë njerëzit. Do të doja që kryeministri do të duhej të ishte një vend ku njerëzit janë përballur me flakët.

Parandalimi i zjarreve në Shqipëri, në po e nënvlerësojmë këtë proces. Padyshim, pra të kesh një vend si Shqipëria me asete natyrore të jashtëzakonshme dhe tani pikërisht mungon mbrojtja ndaj zjarrit. Edhe sot janë 2 helikopterë, punojnë apo nuk punojnë. Ka shumë faktorë të tjerë. Nuk ka mobilizim të komuniteteve. Por kemi zona të tjera që janë të braktisura.  Është shumë e vonuar infrastruktura.