Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Juria e edicionit të 17-të të PriFest
Kryetari i jurisë kryesore të edicionit të sivjetshëm të PriFest është Mike Downey, ndërsa anëtarët tjerë të jurisë janë: John Durie, Antionio Saura, Jane Spencer dhe Ingvar Sigurdsson. Mike Downey (kryetar i jurisë)- është autor, kineast dhe aktivist. Ka marrë pjesë si producent apo autor në mbi 100 filma artistikë. Mike ka botuar mbi një gamë të gjerë temash dhe ka krijuar një arkiv të pasur me shkrime të publikuara në revista nga Vogue deri tek Variety, nga Screen tek Stills e Cineaste, duke qenë bashkëthemelues i grupit të botimeve mediatike Moving Pictures në vitet ’90. Si kineast, ai ka bashkëpunuar me shkrimtarë si James Ellroy, Günter Grass, Colm Tóibín, Lee Hall, David Grossman dhe Shane Smith (themelues i Vice), si dhe me një gamë regjisorësh...